DYLON

Dardanapress mbajti debatin: “Diskutimi lidhur me sfidat dhe zbatimin e Rregulloreve Komunale”

Dardanapress mbajti debatin: “Diskutimi lidhur me sfidat dhe zbatimin e Rregulloreve Komunale”
Avatar photo Redaksia

Organizata Joqeveritare Dardanapress, në kuadër të projektit “Promovimi i politikave të zhvillimit socio-ekonomik në Komunën e Kamenicës”, mbajti debatin me temën “Diskutimi lidhur me sfidat dhe zbatimin e Rregulloreve Komunale”.

Qëllimi i organizimit të këtij debati ishte krijimi i një platforme dialogu ndërmjet institucioneve komunale, organizatave të shoqërisë civile dhe akterëve të tjerë relevantë, për të diskutuar kornizën ligjore dhe institucionale që rregullon hartimin, miratimin dhe zbatimin e rregulloreve komunale, si dhe sfidat që paraqiten gjatë zbatimit të tyre në praktikë.

EkoHigjiena

Kryesuesja e Kuvendit Komunal, znj. Arbnore Beqiraj-Fera, theksoi rëndësinë e debatit dhe të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe shoqërisë civile në adresimin e sfidave që lidhen me hartimin dhe zbatimin e rregulloreve komunale.

Ajo vlerësoi se diskutime të tilla kontribuojnë në rritjen e transparencës, përmirësimin e politikave lokale dhe krijimin e kushteve më të favorshme për zhvillimin socio-ekonomik të Komunës së Kamenicës, duke theksuar se rekomandimet e dala nga debati do të shërbejnë si një udhërrëfyes i rëndësishëm për institucionet komunale në proceset e ardhshme vendimmarrëse.

Ndër rekomandimet kryesore të dala nga debati u veçuan: Zbatimi i Planit Zhvillimor Komunal dhe dokumenteve strategjike të komunës, përmirësimi i infrastrukturës rrugore, aktivizimi i Qendrës së Bizneseve, kufizimi i ndërtimeve me materiale të rënda ndërtimore në zonat rurale, planifikimi dhe destinimi më efikas i tokave me qëllim të rritjes së investimeve, si dhe rivitalizimi i objekteve të vjetra dhe shndërrimi i tyre në objekte me potencial turistik.

Në këtë debat morën pjesë Kryesuesja e Kuvendit Komunal, znj. Arbnore Beqiraj-Fera, Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, z. Shpend Morina, Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, z. Besart Kryeziu, përfaqësues nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, përfaqësues nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, përfaqësues të Zyrës së Punësimit, përfaqësues nga Zyra Ligjore, anëtarë të Handikos-it, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe media lokale.

Projekti “Promovimi i politikave të zhvillimit socio-ekonomik në Komunën e Kamenicës” është financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.