DYLON

Dardanapress ka mbajtur tryezën me temën: Hartimi i planeve të punës për Komitetet Konsultative për vitin 2023

Dardanapress ka mbajtur tryezën me temën: Hartimi i planeve të punës për Komitetet Konsultative për vitin 2023
Avatar photo Redaksia

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Ngritja e transparencës Komunale dhe pjesëmarrja e qytetarëve  në vendimmarrje”, ka mbajtur  tryezën hartimi i planit të punës për Komitetet Konsultative për vitin 2023

Qëllimi i organizimit të tryezës ishte  hartimi i planit vjetor të punës për vitin 2023 të Komiteteve Konsultative në ngritjen e kapaciteteve të komiteteve konsultative dhe rritjen e efikasitetit.

EkoHigjiena

Në këtë tryezë anëtarët e komiteteve konsultative së bashku me stafin e Dardanapress-it, kanë bërë draft hartimin e planit  të punës për katër komitete konsultative për vitin 2023. Si rekomandime të dala nga tryeza janë: planifikimi i aktiviteteve, obligohen komitetet konsultative gjatë aktiviteteve të merren parasysh kërkesat dhe nevojat e grupeve te margjinalizuara e ne veçanti personave me aftësi të kufizuar,të jenë aktiv në hartimin e rregulloreve komunale, dhe në monitorimin e zbatimin të legjislacionit përkatës nga organet ekzekutive të komunës.

Në fund të tryezës anëtarët e komiteteve kanë prezantuar draft planet e përgatitura në tryezë si dhe kanë  diskutuar hapur për konkluzionet dhe rekomandimet mbi planet  e punës të cilat plane Komitetet Konsultative duhet të i vendosin si pikë të rendit të ditës dhe ato të miratohen në mbledhjen e radhës që do ti mbajnë këto komitete.

Në këtë tryezë kanë marrë pjesë: anëtarët e komiteteve konsultative, grupi joformal i grave, anëtarët e Handikosit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe mediat lokale.

Ky projekt është financuar  nga programi i KCSF-së për mbështetje të shoqërisë civile “EJA Kosovë “,bashkë financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh te Luksemburgut /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.