Klubi futbollistik Dardana ka triumfuar në ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë. KF Dardana ishte bindshëm më e mirë se rivali lokal, KF Bashkimi i Koretinit, duke e përfunduar pjesën e parë me dy gola epërsi, të cilat gola i shënoi Adonis Dodolli.
Ekipi i trajnerit Erdin Hashani, dikur futbollist tregoi fytyrën e vërtetë edhe në pjesën e dytë duke realizuar për 0:3 me anë të Nazif Milakut.
Me këtë fitore, Dardana ka kaluar në një rang më të lartë të garave në Ligën e Parë, ndërsa Bashkimi do të bëjë gara në Ligën e Dytë.
KF Dardana pritet ta festojë këtë triumf të saj në sheshin “Skëndërbeu” në Kamenicë.