DYLON

Dardana, kjo zemëre Dardanisë e ka meritue një përkrahje më të madhe!

Avatar photo Redaksia

Hafiz GAGICA

(2LONLINE) – Dardana, ashtu sikur përqindja më e madhe e popullatës në Kosovë, ka qenë dhe mbetet me shumicë absolute e përkushtuar dhe përkrahëse e LDK-së dhe  filozofisë rugoviane. Pra, shumica e votuesve në këtë komunë vite me radhë e kanë përkrah presidentin Rugova dhe opsionin e tij politik, siç i kanë mbështetur edhe njerëzit të cilët me vendosmëri e kanë zbatue politikën dhe filozofinë e tij kombëtare, siç është z. Shaip Surdulli, bashkë me shumë aktivist dhe udhëheqës të Degës dhe nëndegëve të saj në Dardanë.

EkoHigjiena

Qytetarët e komunës së Dardanës e dinë mirë dhe nuk e harrojnë kontributin, sakrificën dhe angazhimet e LDK-së në këtë komunë, siç i dinë dhe e çmojnë lartë kontributin e kryetarit të saj z. Shaip Surdulli, i cili ka realizue projekte konkrete për zhvillimin e komunës, por e cila nga ana e qeverisë qendrore, pothuajse gjithherë është lënë në harresë, siç është veprue edhe ndaj gjithë Anamoravës..!?

Dhe, më shumë të drejt thuhet, se ajo pjesë e begatshme e Kosovës, nga ana e qeverisë qendrore është lënë pas dore, gati sikur të mos ishte brenda territorit të saj, pa investime të nevojshme dhe pa zhvillim të gjithanshëm ekonomik.

Mirëpo, votuesit e kësaj komune në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit treguan qartë se shumica e tyre mbetën përkrahës të LDK-së dhe kryetarit Shaip Surdulli, prandaj, presin me padurim 1 dhjetorin, që në balotazh t’i thonë edhe njëherë Po, LDK-së dhe filozofisë rugoviane, me qëllim që politikat dhe projektet e nisura, të realizohen në mandatin e ardhshëm katërvjeçar, duke qenë të bindur se votat e tyre do t’ia japin z. Surdulli sepse këtë e ka dëshmue në vepër se e donë  një komunë të zhvilluar dhe të begatshme, ku secili qytetar do t’i gëzon të mirat e saj..!/2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.