Hafiz GAGICA
(2LONLINE) – Dardana, ashtu sikur përqindja më e madhe e popullatës në Kosovë, ka qenë dhe mbetet me shumicë absolute e përkushtuar dhe përkrahëse e LDK-së dhe filozofisë rugoviane. Pra, shumica e votuesve në këtë komunë vite me radhë e kanë përkrah presidentin Rugova dhe opsionin e tij politik, siç i kanë mbështetur edhe njerëzit të cilët me vendosmëri e kanë zbatue politikën dhe filozofinë e tij kombëtare, siç është z. Shaip Surdulli, bashkë me shumë aktivist dhe udhëheqës të Degës dhe nëndegëve të saj në Dardanë.
Qytetarët e komunës së Dardanës e dinë mirë dhe nuk e harrojnë kontributin, sakrificën dhe angazhimet e LDK-së në këtë komunë, siç i dinë dhe e çmojnë lartë kontributin e kryetarit të saj z. Shaip Surdulli, i cili ka realizue projekte konkrete për zhvillimin e komunës, por e cila nga ana e qeverisë qendrore, pothuajse gjithherë është lënë në harresë, siç është veprue edhe ndaj gjithë Anamoravës..!?
Dhe, më shumë të drejt thuhet, se ajo pjesë e begatshme e Kosovës, nga ana e qeverisë qendrore është lënë pas dore, gati sikur të mos ishte brenda territorit të saj, pa investime të nevojshme dhe pa zhvillim të gjithanshëm ekonomik.
Mirëpo, votuesit e kësaj komune në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit treguan qartë se shumica e tyre mbetën përkrahës të LDK-së dhe kryetarit Shaip Surdulli, prandaj, presin me padurim 1 dhjetorin, që në balotazh t’i thonë edhe njëherë Po, LDK-së dhe filozofisë rugoviane, me qëllim që politikat dhe projektet e nisura, të realizohen në mandatin e ardhshëm katërvjeçar, duke qenë të bindur se votat e tyre do t’ia japin z. Surdulli sepse këtë e ka dëshmue në vepër se e donë një komunë të zhvilluar dhe të begatshme, ku secili qytetar do t’i gëzon të mirat e saj..!/2lonline/