Dardana – Bashkimi ‘zjarri’ i barazhit, ftesë publike tifozëve

Dardana – Bashkimi ‘zjarri’ i barazhit, ftesë publike tifozëve

Ndeshjet e barazhit janë gjithmonë emocionuese, por janë edhe më sfiduese kur triumfin e kërkon nga rivali lokal.

Një super ndeshje në betejën për Ligën e Parë do të zhvillohet më 02 qershor 2019 në Mitrovicë, ndërmjet dy skuadrave që vijnë nga i njëjti vend, Bashkimit të Koretinit dhe Dardanës.

Tashmë të dyja ekipet kanë filluar një mobilizim të jashtëzakonshëm, jo vetëm për shkak të rëndësisë, por edhe për shkak të rivalitetit shumë të madh lokal.

Dardana që pretendon inkuadrimin në Ligën e Parë me shumë futbollist me përvojë dhe emra të njohur në futbollin kosovar, ndersa Bashkimi synon mbetjen ne Lige.

Presidenti i KF Dardana, Sevdai Kastrati, u ka bërë thirrje tifozëve të zjarrtë që ta dëshmojnë se Liga e Parë do të jetë shumë me e pasur me Dardanën në Ligë.

Përveç kësaj Kastrati ka përmendur edhe arsyet pse të gjithë duhet të jenë me ekipin e qytetit.

”Ekipi cilësor me shumë emra që kanë lënë gjurmë jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë me një organizim të shkëlqyeshëm, me një stadium të ri ku të gjithë e kanë mundësin ta shijojnë futbollin. Opsioni i vetëm është Dardana”, ka thënë Kastrati.

Presidenti Kastrati është shprehur i gatshëm që të angazhohet edhe më shumë për të gjithë futbolldashësit e Dardanës, Koretinit, Hogoshtit dhe vendeve që janë përreth, që t`ua krijoj një ekip me të cilin do të krenohen të gjithë madje duke pretenduar edhe inkuadrimin në Supërligë.

“Si do që të përfundoj ky takim, Komuna e Dardanës do ta ketë një ekip në Ligën e Parë dhe siç e do rendi do të jetë ekipi i qytetit si i zoti i shtëpisë. Respekt i madh për futbolldashësit e Koretinit të cilët i ftoj me kënaqësi të bëjnë tifo për qytetin e tyre Dardanën sepse ata janë pjesë e jona”, ka thënë mes tjerash presidenti i KF Dardana, Sevdai Kastrati.

KOMENTE