DYLON

Danush Osmani vlerësohet nga kryetari i Vitisë për mbështetje në Parkun e Sllatinës dhe në vet fshatin

Danush Osmani vlerësohet nga kryetari i Vitisë për mbështetje në Parkun e Sllatinës dhe në vet fshatin
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim pronarin e kompanisë “LALA SH.P.K – Ferizaj”, Danush Osmani, të cilit i ka ndarë mirënjohje për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme në të mirë të komunitetit.

Me këtë rast, kryetari Haliti vlerësoi lart kontributin e Danush Osmanit, veçanërisht për angazhimin dhe mbështetjen e dhënë në Parkun e Sllatinës dhe në fshatin Sllatinë, duke theksuar se bashkëpunime të tilla janë shumë të rëndësishme për zhvillimin dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

EkoHigjiena

Nga ana tjetër, Danush Osmani falënderoi Komunën e Vitisë për vlerësimin dhe shprehu gatishmërinë që të vazhdojë mbështetjen dhe bashkëpunimin edhe në të ardhmen.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.