DYLON

“Dancing House” përfaqësoi Kosovën me sukses në kampionatin ndërkombëtar “World of Dance Albania”

“Dancing House” përfaqësoi Kosovën me sukses në kampionatin ndërkombëtar “World of Dance Albania”
Avatar photo Redaksia

Studio e vallëzimit “Dancing House””, Gjilan, përfaqësoi me sukses Kosovën në kampionatin prestigjioz të kërcimit “World of Dance Albania”, ku morën pjesë shtete të shumta si Italia, Ukraina, Greqia, Shqipëria, Kosova dhe vende të tjera.

Koreografja Nazmije Ahmeti, drejtuese e “Dancing House”, ka bërë me dije se u prezantuan në këtë garë me dy grupe konkurruese: “Studio Team Division” dhe “Junior Team Division”, të cilat sollën në skenë një performancë mbresëlënëse me një tematikë shumë aktuale, të fokusuar në ndikimin e teknologjisë në jetën e përditshme. Koreografia ishte menduar me kujdes në çdo detaj artistik dhe skenik, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm për publikun dhe jurinë.

EkoHigjiena

“Jemi shumë krenarë për paraqitjen e këtij viti. Morëm vlerësime të shumta pozitive nga juria dhe organizatorët, të cilët e konsideruan Kosovën si paraqitjet shumë e mirë. Kjo na motivon të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë për sukseset e radhës”, u shpreh Ahmeti.

Ajo shtoi se Pjesëmarrja në “World of Dance Albania” shënoi një tjetër sukses për Dancing House, duke dëshmuar talentin, profesionalizmin dhe potencialin që kanë të rinjtë kosovarë në arenën ndërkombëtare të kërcimit.

“Falënderojmë gjithë prindërit për mbështetjen e vazhdueshme që kanë”, u shpreh Ahmeti.  /2LONLINE/