Dancing House nga Gjilani shkëlqen në Sofia Dance Fest 2025, fiton vendin e tretë
Sot, Dancing House nga Gjilani përfaqësoi denjësisht Kosovën në një nga festivalet më të mëdha të Bullgarisë, Sofia Dance Fest 2025.
Duke qenë të vetmit garues nga vendi ynë, vajzat e talentuara konkurruan mes ekipeve nga Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Greqia dhe vende të tjera, duke siguruar një sukses të madh me vendin e tretë.
Grupi prej 16 vajzash nga Gjilani, nën koreografinë e përgatitur nga Naski Ahmeti, mahniti jurinë dhe publikun me performancën e tyre energjike.
Një moment i veçantë ishte pjesëmarrja e Anduenës, një vajzë me sindromën Down, e cila dëshmoi se arti dhe pasioni nuk njohin kufij.
Urime Dancing House, koreografes Naski Ahmeti dhe të gjitha vajzave që ngritën lartë emrin e Kosovës në skenën ndërkombëtare të vallëzimit! /2LONLINE/
