Qendra e vallëzimit modern “ Dancing House” organizoi koncert festiv për fëmijët e qytetit të Gjilanit me shumë pika interesante si: balet, vallëzim modern dhe popullor!
Koreografja e Qendrës, Naski Shabani-Ahmeti tha se koncerti kishte karakter festiv dhe ishte shumë i veçantë, salla ishte e mbushur me të pranishëm ku ë ishte dhe drejtoresha e Kulturës Rinisë dhe Sportit znj, Deniza Limani e cila u mahnit me paraqitjen e fëmijëve dhe organizmin e koncertit!
Ajo tha se të gjithë e shijuan programin dhe padyshim fëmijët shkëlqyen me veshje festive!
“Qendra “Dancing House” ka vite që është hapur, në pranverë të vitit që vjen mbushim 12 vite pune, përkushtim, sakrificë, lodhje ,mund por padyshim dhe shume sukses dhe çmime te ndryshme me pjesëmarrje ne festival internacionale, programe, televizione dhe në shumë evente tjera në Kosovë dhe jashtë”, ka thënë koreografja e Qendrës, Naski Shabani-Ahmeti .
Ajo shtoi se u nda shumë e kënaqur me interesimin e shikuesve dhe me sukseset e nxënësve që çdo dite e më shumë po korrin suksese në shumë ngjarje dhe paraqitje që kanë.
Naski Shabani-Ahme tha se janë shumë të kënaqur që çdo vite sjellin talentë të rinj dhe risi të ndryshme.
“Misioni ynë është të zbulojmë talentë të rinj sepse Kosova dhe ne promovohemi më së miri me anë të artit e kulturës në përgjithësi”, tha ajo, për ët shtuar se pret që të mbështetet më shumë nga institucionet komunale si Drejtoria e Kulturës dhe Rinisë dhe beson që sukseset do të shtohen edhe më shumë.
Në fund u ndanë mirënjohje nga qendra “Dancing House” për të gjithë fëmijët që ishin pjesë në këtë koncert si dhe u falënderuan mbështetësit e këtij aktiviteti kulturor.