DYLON

“Dancing House” mbajti koncertin për fëmijë “Festojmë Kuq e Zi”

“Dancing House” mbajti koncertin për fëmijë “Festojmë Kuq e Zi”
Avatar photo Redaksia

Dancing House mbajti koncertin për fëmijë “Festojmë Kuq e Zi” për nderë të 110 vjetorit te Shqipërisë.

“Dancing House” si gjithmonë tash e një dekadë me organizime të tilla e mban gjallë jetën kulturore e artistike në qytetin tone Gjilan . 

EkoHigjiena

Salla e teatrit ishe e tejmbushur si asnjëherë më parë me një  publik të mrekullueshëm .

Fëmijët me veshje kuq e zi , xhamadanë, plisa e shamia, dje kanë festuar festën e 28 nëntorit ditës së flamurit me performaca të ndryshme 

:Balet, kërcim modern , popullor tej.

Këtë festë e kanë begatuar edhe me shume dy solist dhe disa grupe për fëmijë mysafir të koncertit:

Vlera Kryeziu – Pavarësia

Anik Hamidi- Kur bjen fyelli e ciftelia

Shkolla Muzikës- Drejtimi Balet

Ansambli “Zëri Kamenicës”

SHFMU “Abaz Ajeti”

Të pranishmit e shijuan pafund koncertin dhe shpresojmë që organizime të tilla për fëmijë të kemi me shpesh dhe padyshim edhe një përkrahje më të madhe nga Komuna dhe DKRS.

/Naski Ahmeti/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.