DYLON

“Dancing House” do të marrë pjesë në festivalin prestigjioz të kërcimit në Zagreb të Kroacisë

“Dancing House” do të marrë pjesë në festivalin prestigjioz të kërcimit në Zagreb të Kroacisë
Avatar photo Redaksia

“Grupi i kërcimit modern “Dancing House” është në përgatitjet e fundit për një ngjarje shumë të rëndësishme ndërkombëtare. Me datën 13 mars 2026 , ekipi do të udhëtojë drejt Zagrebit, në Kroacia, për të marrë pjesë në festivalin prestigjioz të kërcimit “International Dance Open Zagreb””, ka thënë drejtoresha dhe koreografja Naski Ahmeti në Shkollën e Vallëzimit Modern”Dancing House”, Gjilan.

Sipas saj, kjo pjesëmarrje ka një rëndësi të veçantë, pasi për herë të parë Kosova do të përfaqësohet në këtë festival ndërkombëtar, ku marrin pjesë shumë shkolla dhe grupe të njohura të kërcimit nga vende të ndryshme.

EkoHigjiena

“Për Dancing House, kjo është një mundësi e madhe për të prezantuar talentin, punën dhe përkushtimin e kërcimtarëve të rinj në një skenë ndërkombëtare”, thotë Ahmeti.

Nxënësit dhe koreografja kanë punuar me përkushtim të madh gjatë gjithë kësaj periudhe për të përgatitur koreografi contemporare moderne dhe artistike që do të prezantohen në këtë festival.

 Përgatitjet intensive, provat e shumta dhe angazhimi i madh i grupit tregojnë seriozitetin dhe dëshirën për ta përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Pjesëmarrja në “International Dance Open Zagreb” është një hap shumë i rëndësishëm për zhvillimin e kërcimtarëve të rinj dhe për promovimin e artit të kërcimit nga Kosova në arenën ndërkombëtare.  Suksese vajza do të shkëlqeni si gjithmonë”, ka thënë drejtoresha dhe koreografja Naski Ahmeti. /2LONLINE/