DYLON

“Dallavere” në spitalin e Gjilanit

Avatar photo Redaksia

Kabineti i Drejtorisë së spitalit rajonal të Gjilanit, i cili i kryen shërbimet për pacientët e këtij spitali ia ka gjetur hallin vetes. Kjo ngase nëse ata do të dëshirojnë të freskohen me pije freskuese, do të mund ta bëjnë këtë në kafiterinë e cila është hapur së fundmi brenda objektit të kësaj drejtorie.

Drejtori rajonal i këtij spitali, Avdylatif Latifi, në bashkëpunim e zv/drejtorin Nusret Hajrullahu, ua kanë ofruar gjithë rehatinë punëtorëve të tyre duke ua mundësuar kështu që ata të pinë kafe gjatë pauzës pa dalë fare nga objekti i drejtorisë së këtij spitali.

EkoHigjiena

Burime të gazetës Tribuna kanë thënë se këta dy të fundit ia dhanë lokalin për shfrytëzim një familjarit të tyre me emrin Artan Osmani, i cili njëkohësisht është edhe pronar i një kafiterie tjetër në qendër të qytetit të Gjilanit. Burimet theksojnë se Nusret Hajrullahu i cili është pulmolog në këtë spital, është mik i ngushtë i drejtorit të këtij spitali Abdylatif Latifin, dhe i afërt me Artan Osmanin, pronarin e kafeterisë.

Pacientët të cilët e vizitojnë këtë qendër po ankohen se investimet në këtë spital po bëhen në adresë të gabuar. Ata thonë që shumë më mirë do të ishte sikur të bëheshin investime në gjëra të tjera më elementare për spitalin.

http://gazetatribuna.com/?FaqeID=2&LajmID=83485

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.