DYLON

Daku: Turneun mbarëkombëtar të basketbollit në Gjilan e fituan shkodranet

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në Gjilan u mbajt turneu mbarëkombëtar i basketbollit. Omer Daku, kryetar i KB “Drita” (femrat), thekson se e diela ishte ditë e basketbollit në Gjilan. Gjithçkaqë u planifikua, edhe u realizua në tërësi dhe të gjithë të pranishmit patën rastin të shohin ndeshje interesante basketbollistike, thotë Daku.

Ky turne mbarëkombëtar, i organizuar nga KB”Drita” (femrat) e Gjilanit, përfundoi në mënyrën më të mirë të mundur. Pjesëmarrës, pos KB”Drita” nga Gjilani, si nikoqir, kanë qenë edhe KB”Vllaznia” nga Shkodra, KB”Shkupi” nga Shkupi dhe KB”Rinia” nga Kumanova.

EkoHigjiena

Fillimisht, të pranishmit i ka përshëndetur kryetari i KB”Drita”, Omer Daku, kurse hapjen e ka bërë kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës(FBK), Erolld Belegu.

Sistemi i garave u realizua sipas formës së eliminimit. Ndeshja e parë u zhvillua në mes të KB”Drita” nga Gjilani dhe KB”Rinia” nga Kumanova, ku fitues dolën vendësit, kurse në ndeshjen e dytë u takuan KB”Vllaznia” nga Shkodra dhe KB”Shkupi” nga Shkupi, ku fitues dolën shkodranët.

Për vendin e tretë u takuan KB”Shkupi” dhe KB”Rinia” dhe fitues dolën shkupjanët.

Në finale u takuan “Vllaznia” dhe ”Drita”. Fitues i turneut doli ekipi nga Shkodra.

Të gjitha ekipet u shpërblyen me kupa dhe medalje, ndërsa për të gjithë pjesëmarrësit u shtrua një darkë e përbashkët nga KB”Drita”.

Turneu u mbështet nga Komuna e Gjilanit dhe KEP Trust.Daku falenderon edhe bordin e KB”Drita” si dhe Agron Kurtalanin e Afrim Selimin, për kontributin e dhënë në organizim dhe mbarëvajtjen e shkëlqyeshme të këtij turneu. /2L ONLINE/