/2L ONLINE/ – “Çdo qeverisje duhet të punoj konform programit të saj, por kurrsesi nuk guxon të paralizojë projektet në proces nga e kaluara, e aq më pak kur të tillat edhe vet, si opozitë në atë kohë i ka mbështetur”, ka thënë Omer Daku, anëtarë I kryesisë së Degës.
Ai ka përmend me këtë rast fusha të ndërlidhura ne mes vete si transporti urban, ridizajnimi udhëkryqeve, parkingjet, sinjalizimi si dhe shtigjet për biçikleta, për të cilat nuk po arrihet të kuptohet se pse kjo neglizhencë kaq e madhe po ndodh.
“Vazhdojmë të kërkojmë që Gjilani të ketë transportin urban sa më parë, sepse të gjitha proceduarat i kishim kryer mandatin e kaluar dhe gjithçka ka mbetur vetëm tek zyra e prokurimit. Udhëkryqet – rrethrrotullimet janë një shqetësim tjetër sepse nuk është kryer asnjë gjatë këtij mandati, kurse kjo qeverisje pa asnjë hamendje i ka të mundshme t’i realizojë sipas prioriteteve sepse i disponim nga qeverisja e kaluar të gjitha brenda strategjisë përkatëse që numerikisht janë gjithsej 17 udhëkryqe të domosdoshme për tu realizuar”, ka thënë Daku.
Sipas tij, Komuna e Gjilanit ka vështirësi të mëdha dhe duhet reflektuar më shumë sa i përket parkingjeve, të paktën të vazhdojë atë që bëri qeverisja e kaluar, e kurrsesi kjo që po bën me parkingje në këtë qeverisje, duke improvizuar parkingje plotësisht të pa analizuara dhe të cilat jo që po ndihmojnë, por po vështirësojnë jetën normale edhe të banorëve në njërën anë, kurse në anën tjetër po rrezikojnë edhe qëndrueshmërinë e bizneseve.
“Mandatin e kaluar janë kryer vendosja e tabelave-emërtimi i shesheve, rrugëve dhe numerizimi i objekteve socio-ekonomike. Kurse, sot, Gjilani është në nivel me Junikun, Artanën e Shtërpcën, të cilat nuk kanë arritur që të kryejnë emërimin e rrugëve rurale, dmth pasivitet i plotë në këtë drejtim. Nuk arrijmë të kuptojmë se pse nuk po ndodh sinjalizimi horizontal, i cili po vështirëson në masë të madhe lëvizjen e lirë, por edhe rrezikon në masë të madhe edhe jetën e qytetarit”, ka thënë ai.
Daku i PDK-së shton tutje se PDK në mandati ne saj kishte punuar gjatë në hartimin e strategjisë për ndriçim publik dhe në mënyrën më profesionale edhe në implementimin e saj, ku realizuam bashkë me donatorë pjesën kryesore të qendrës, dhe për të vazhduar në drejtim të rrugës së Ferizajt, por as kjo nuk po ndodhë. Kërkojmë që kjo strategji të implementohet në tërësi.
“Ne ngrisim edhe shqetësimin tonë plotësisht të arsyeshëm por të pakuptueshëm me rastin e stopimit apo neglizhencës të disa projekteve për të cilat u punua gjatë dhe ishim në proces të tenderimit në bashkëpunim me donatorë siç është rasti me projektin-rikonstruimi i rrugës prej semaforëve në drejtim të fakultetit përgjatë rrugës Adem Jashari dhe Zija Shemsiu (Komuna-UN Habitat) ku ishin të përfshira e gjithë infrastruktura nëntokësore, ujërat atmosferik, rrjeti elektrik, ptt, ndriçimi, staza për biçikleta, parkingjet vijore, vendndaljet për autobusë urban me kabina pritëse etj”, thotë tutje Daku.
Po ashtu, sipas PDK, ngrit shtetësim edhe për rrugën Esat Berisha dhe Mulla Idrizi, Rrugën Avdulla Tahiri (nga semaforët në drejtim të rrugës së Malishevës, si dhe rruga Madeleine Albright e ridizajnuar por e ngecur (rruga e Prishtinës).
PDK po ashtu ka shqetësime edhe me mirëmbajtjen verore të rrugëve,të tillat nuk po mbikqyren nga profesionistë me thirrje adekuate. Po ashtu PDK kërkon që komuna domosdo të kthej inspeksionin në drejtori funksionale dhe profesionale dhe të mos lejoj edhe më tutje të vazhdoje me këtë avari, se krahas gjendjes së renduar po reflektohet edhe konflikt interesi.
“PDK kërkon me ngulm që drejtoria e zhvillimit ekonomik të hartojë strategjinë dhe Gjilani të ketë të qartë Misionin dhe vizionin e saj, të kundërtën duhet kuptuar se dështimi kryesor do të nderlidhet mu në këtë fushë, e që gjithsesi do të duhej të ishte kryeprioritet i çdo qeverisje. Po ashtu presim korrektësinë e kësaj qeverisje që shqëtesimet, idete dhe propozimet të i kualifikojë si qëllim mira dhe në interes të qytetarit, e kurrsesi tendencioze pasi edhe nuk janë dhe nuk do të jenë edhe të ardhmen të tilla”, thotë Omer Daku, anëtarë I kryesisë së Degës. /2L ONLINE/