DYLON

Dakordohen për avancimin e politikave që fuqizojnë zhvillimin dhe rrisin mirëqenien në institucionet edukativo-arsimore

Dakordohen për avancimin e politikave që fuqizojnë zhvillimin dhe rrisin mirëqenien në institucionet edukativo-arsimore
Avatar photo Redaksia

“Bashkë me Departamentin e Psikologjisë dhe Institutin e Psikologjisë të Fakultetit Filozofik, UP, u dakorduam për avancimin e politikave që fuqizojnë zhvillimin e rrisin mirëqenien në institucionet edukativo-arsimore në komunën tonë”, ka bërë me dije, Albana Demiri, Drejtoreshë e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Gjilan.

Sipas saj, kolegët nga fusha e psikologjisë ndër të tjera do të ndihmojnë në:

EkoHigjiena

~Monitorimin dhe vlerësimin e nevojave të shkollave të komunës së Gjilanit;

~Parandalimin dhe adresimin e dhunës dhe ngacmimeve në shkolla;

~Dizajnimin, implementimin dhe vlerësimin e programeve të ndryshme psiko-sociale dhe pedagogjike, përfshirë edhe prindërit;

~ Fuqizimin e kapaciteteve të mësimdhënësve, koordinatorëve të cilësisë me teknika të reja të mësimdhënies, të menaxhimit të klasës dhe identifikimit të nevojave individuale të nxënësve;

~Identifikimin e nevojave, mbështetjen në zhvillimin të psikologëve të shkollave dhe avancimin e rolit të psikologut të shkollës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.