Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, e ka shfrytëzuar të drejtën e saj për të votuar në Prishtinë. Ajo ka votuar në vendvotimin 1907 në Fakultetin Teknik të UP-së. Ajo ka thënë se procesi zgjedhor është duke vijuar me rregull dhe pa incidente të theksuara.
“Unë e shfrytëzova të drejtën time si qytetare dhe votova. Shpresoj se edhe qytetarët tjerë me të drejtë vote do ta shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe të dalin gjatë ditës së sotme të votojnë. Ju uroj sukses të gjithëve. Sipas informatave që deri më tani kemi, procesi është duke shkuar me rregull. Ka një ulje të daljes së përqindjes së qytetarëve, por shpresojmë që kjo në orët e pasdites do të rritet dhe nuk ka ndonjë problem deri më tani. Edhe sa i përket veriut sipas informative që i kemi çdo gjë është duke shkuar siç e kemi paraparë, nuk ka ndonjë incident apo ndonjë problem të theksuar”, tha Daka./RTK/