DYLON

Daka: Nuk jemi duke u bërë gati për zgjedhje

Avatar photo Redaksia

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka demantuar lajmin se ky institucion tashmë ka filluar përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve, si mundësi për të tejkaluar këtë situatë.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka demantuar lajmin se ky institucion tashmë ka filluar përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve, si mundësi për të tejkaluar këtë situatë në të cilën ndodhet vendi.

EkoHigjiena

E kontaktuar nga gazeta “Lajm” ajo ka thënë se KQZ nuk është duke bërë kurrfarë përgatitje.

“Ne nuk jemi duke e bërë kurrfarë përgatitje, jemi përkundrazi në atë fazën paszgjedhjeve të 8 qershorit ku i bëjmë ne proceduar paszgjedhore”, është shprehur Daka.

Ajo po ashtu ka thënë se nuk e di nga është marrë kjo informatë, që kinse KQZ është duke bërë përgatitje për mbajtjen e zgjedhjeve. /Gazeta Lajm/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.