Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka hapur procesin e votimit në qendrën e Fakultetit Teknik në Prishtinë.
Daka me këtë rast ka ftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të votojnë për këtë proces zgjedhor, transmeton Indeksonline.
“I ftoj qyterarët e Kosovës me të drejtë, të votijnë. I ftoj të gjithë komisionerët e subjekteve politike që mos ta keqpërdorin pozitën e tyre, të sillen sipas standardeve ndërkombëtare dhe t’i tregojnë botës se edhe ne jemi pjesë e demokracisë. Deri më tani nuk kemi ndonjë problem të paraqitur”, ka thënë Daka.
Misioni i OSBE-së, në bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka shpërndarë 200 pjesëtarë të stafit në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me shumicë serbe.
“Dy persona janë për një vendvotim, por ata nuk kanë rol ekzekutiv dhe se janë aty vetëm për të këshilluar anëtarët e Komisioneve Komunale”, ka theksuar Daka.
BURIMI: Indeksonline.net