Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se janë bërë disa përparime, përfshirë edhe disa marrëveshja që kanë dal nga Marrëveshja e 19 prillit por ato nuk kanë peshë nëse nuk zbatohen në praktikë. Sipas tij, qeveria e Serbisë ka bërë shumë përpjekje në këtë aspekt duke besuar që ato do të përmirësojnë jetën e komuniteti serbë në Kosovë.
Daçiq ka thënë zbatimi i marrëveshjeve garanton më shumë siguri për komunitetin serbe, garanci në aspektin e gjykatave, përzgjedhjes së komandanti regjional, mirëpo ai edhe në këtë rast ka akuzuar institucionet e institucionet e Kosovës, të cilat nuk janë angazhuar shumë në zbatimin e marrëveshje për të cilat janë zotuar në Bruksel.
“Komunat me shumicë serbe mund t’i gëzojnë këto të arritura nga marrëveshja vetëm kur angazhohet edhe Prishtina, e cila nuk ka përgatitur kushtet e zbatimit siç është zotuar. Shumica e serbëve nuk kanë mundur të votojnë në zgjedhjet e fundit”, ka thënë Daçiq duke shtuar se, megjithatë, qeveria e Serbisë është e kënaqur që në këto komuna ka dal në zgjedhje popullata prej rreth 40%, edhe pse disa zyrtarë serbë janë ndaluar të futen në Kosovë.
“Përfaqësuesve të Turqisë dhe Shqipërisë u mundësohet madje edhe të marrin pjesë në fushata”, ka thënë ai.
Gjithnjë duke folur për zgjedhjet, ai ka kritikuar strukturat e sigurisë në Kosovës, të cilat, sipas tij, nuk kanë marrë masat e duhura të sigurisë ndërkohë që ka dënuar incidentet në veri.
Daçiq ka shprehur dyshime edhe ndaj vendimit të OSBE, që materiali zgjedhor, i veriut, të bartej në Qendrën e rinumërimit në Fushë Kosovë.
Ai ka akuzuar Prishtinën se ende nuk ka marrë hapa të duhur rreth amnistisë, ligji për pushtetin lokal, rrjetin e gjykatave në veri, emërimin e zyrtarëve për komandën e policisë në veri.
Daçiq ka thënë se emërimi i zëvendëskomandantit të Policisë së Kosovës në veri është bërë pa miratimin e Serbisë.