Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë (PSS) Ivica Daciqi deklaroi të dielën në Oxhaci se koalicioni PSS-PPBs-SU nuk ka asgjë kundër autonomisë së Vojvodinës ,por është kundër shpartallimit të Serbisë dhe Beogradi dhe Novi Sadi nuk munden të jenë njëri kundër tjetrit.
“Vojvodina është autonomi në Serbi, e jo kundër Serbisë”, tha Daciqi në tubimin përfundimtarë para zgjedhor të koalicionit PSS-PPBS-SU dhe theksoi se disa nga Vojvodina nuk luftojnë për autonomi për shkak të drejtave të atyre që jetojnë në Vojvodinë, por luftojnë për vete, privilegjet e veta ,pushtetin e vet.
Ai theksoi s e koalicioni i tubuar rreth socialistëve qartë dhe parimisht angazhohet për decentralizimi, por asgjë që është në favor të Serbisë, dhe q ë është kundër kushtetues nuk mundet të zbatohet.
Duke folur për situatën ekonomiko-sociale, Caiqiq theksoi se rrallë ndonjë pushtet i mëhershëm merr në vete zgjidhjen problemeve dhe ato janë lënë gjeneratave të ardhshme.
“Kjo qeveri nuk dëshiron dikujt ti lë problemet ,meqë nëse do të jetë ashtu Serbia nuk ka të ardhme. Ne duhet të bëjmë çdo gjë për të ardhmen e fëmijëve toan, për të ardhmen e Serbisë” tha Daciqi dhe ka ftuar qytetarët të votojnë për koalicion të tubuara rreth socialistëve, Zgjedhjet për këshilltarë të Kuvendit të komunës së Qxhacit janë mbajtur më 15 Dhjetor.