DYLON

Daçiq kërcënon shqiptarët e Luginës: Mos gaboni ta themeloni Asociacionin

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë dhe ministri Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq i ka kërcënuar shqiptarët e Luginës së Preshevës që mos ta “themelojnë Asociacionin paralele të komunave siç është rasti me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë”.

Daçiq në mitingun parazgjedhor të mbajtur në Medvegjë, ku të dielën mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, ka thënë se shqiptarët se në këtë komunë dhe në komunat Bujanovc dhe Preshevë nuk duhet të jenë të diskriminuar, por duhet ta respektojnë Kushtetutën dhe rendin e vendit ku jetojnë, transmeton Indeksonline.

EkoHigjiena

“I paralajmëroj ata që të shtunën në Preshevë mos të themelojnë ndonjë Bashkësi paralele me atë që është në Kosovë. I paralajmëroj ata që mos të luajnë me zjarrin dhe ta respektojnë rendin Kushtetutës të Republikës së Serbisë. Ajo që Serbia është për dialog, nuk do të thotë se është e dobësuar, përkundrazi, ajo është e fuqishme, më fuqishme në 20-30 vitet e fundit”, ka thënë Daçiq.

Ai ka thënë se Serbia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës me faktin që po bisedon në Bruksel me palën kosovare.

“Sot kam dëgjuar se kryeministri shqiptar ka deklaruar se Serbia e ka njohur Kosovën me faktin që po bisedon në Bruksel. Kjo është gënjeshtër. Dua t’u them Shqipërisë dhe shqiptarëve që Serbia dëshiron marrëdhenie të mira në rajon dhe pakicës kombëtare shqiptare i garanton të drejta, por Serbia nuk do të lejoj që dikush ta përulë dhe ta cenojë integritetin e saj territorial”, ka thënë ai, duke shtuar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit është suksesi më i madh i koalicionin qeverisës serb.
http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=182584

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.