DYLON

Daciq dëshiron regjistrim të popullsisë në Luginë

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Serbisë Ivica Daciq ka deklaruar se duhet të vërtetohet numri i vërtetë i banorëve në jug të Serbisë, mirëpo ende nuk është shqyrtuar zyrtarisht në takimet e qeverisë propozimi për regjistrim të jashtëzakonshëm në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Ai ka rikujtuar se me liderët shqiptarë të këtyre tri komunave vetëm se ka biseduar nënkryetari i parë i Qeverisë së Serbisë Alleksandar Vuciq dhe ka thënë se edhe ai do të bëjë një gjë të tillë, raporton Kurir, të cilës i referohet Titulli.

“Dje jam dakorduar me Zoran Stankoviqin (kryetarin e Trupit Koordinues) që edhe unë të zhvillojë një takim në dy javët e ardhshme, që të kemi një pozitë aktive dhe këtu nuk ka asnjë dilemë se cilën politikë do të ndjekë Qeveria e Serbisë, ndërsa nga ana tjetër asnjë precedent nuk do të ketë kur bëhet fjalë për pakicat kombëtare”, ka thënë Daciq

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.