DYLON

Daci takohet me përfaqësuesit e BQK-së dhe BKS-së

Daci takohet me përfaqësuesit e BQK-së dhe BKS-së
Avatar photo Redaksia

Zv.ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci, u takua me përfaqësuesin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, dhe me atë të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkolli.

Temë e këtij takimi ishte bashkëpunimi mes këtyre institucioneve gjithnjë në të mirë të qytetarëve të Kosovës dhe bashkatdhetarëve tanë.

U diskutua për remitencat nga diaspora që do të mund të transformoheshin në investime, që do të mundësonin jo vetëm zhvillimin e ekonomisë, por edhe hapjen e vendeve të reja të punës.

EkoHigjiena

Gjithashtu, u fol për kartonin e Gjelbër që ka ngecur si pasojë e mosanëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Sa për kartonin e gjelbër, zv.ministri Daci theksoi se po punohet, natyrisht në bashkëpunim edhe me BQK-në E BSK-në, që edhe kjo pengesë të eliminohet dhe të gjendet një zgjidhje alternative , deri në pranimin e Kosovës në këtë organizatë. Përpos të tjerash, zv.ministri Daci potencoi pagesën e policës së sigurimit në mënyrë elektronike, që ua lehtëson dhe ua shkurton procedurat mërgimtarëve tanë.

Takimi përfundoi me dakordimin e palëve që ta thellojnë edhe më tej bashkëpunimin e tyre.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.