D ë sh i r a t
Mehmetali Rexhepi
Dimrin e veshi
me dëshira pranverore,
verës ia qepi
kostumet vjeshtore
*
Pa para
e me para,
dëshirat e mia
t`i jap hua.
*
Edhe ti
or nevrik,
të huajat dëshira
mos i fik.
*
Dëshirat, dëshirat
a kanë kufi?
Laramane dhe vigane
te çdo fëmijë.
*
Dëshirat si retë
hidhen sjellën poshtë e përpjetë,
më lagin si shiu bredhin
ati shtirej se më përkëdhelin.
*
Pas shiut mjegulla u shtri
sakaq e vërshoi lumi i gjumit,
rrëmbimthi ia mbylli ata sy
kureshtar Fatlumit.