DYLON

Çyrbja vishet kuq e bardh

Çyrbja vishet kuq e bardh
Avatar photo Redaksia

Sport Club “Gjilani” përmes një komunikate ka bërë me dije se ka arritur marrëveshje me futbollistin nga Shqipëria, Arbër Çyrbja. Futbollisti i krahut, Arbër Çyrbja, në skuadrën e Gjilanit, vije nga ekipi durrsak i Teutës, ku u impenjua edicionin e fundit garues në Kategorinë Superiore të Shqipërisë.

Për 26-vjeçarin e lindur në Shijak, KF Teuta, ishte skuadra e parë ku ai nisi karrierën e tijë profesionale, ku në vitin 2012 i ju bashkua ekipit të parë të Teutës nga kategoritë e reja të kësaj skuadre.

“SC Gjilani do të jetë skuadra e parë e Arbër Çyrbës jashtë Shqipërisë, pasi që sulmuesi këmbëshpejtë përveç skuadrës së Teutës, ai, gjithashtu kishte luajtur për skuadrat e Erzenit, Elbasanit dhe tek verilindorët e Kukësit”, thuhet në komunikatë.

EkoHigjiena

Çyrbja, përveç skuadrave nga Shqipëria, ai, gjithashtu ishte ftuar edhe nga kombëtarja e moshave, ku ishte grumbulluar me grupmoshat U-18 dhe U-21 të Shqipërisë.

Arbër Çyrbja ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me skuadrën e Gjilanit, ku do ta mbajë atë si pjesë e kuq e bardhëve për edicionin e ri garues në Superligën e Kosovës në futboll. /2LOLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.