DYLON

Curri realizon seancën e parë stërvitore si trajner i Gjilanit

Curri realizon seancën e parë stërvitore si trajner i Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Debatik Curri trajner i ri i SC Gjilani ka realizuar tashmë edhe seancën e parë stërvitore me kuqebardhët.

Pjesa më e madhe e grupit ishte në dispozicion, derisa numri i mungesave është jo edhe i vogël. Në infermieri kanë përfunduar edhe sulmuesi Almir Aganspahic dhe mbrojtësi Edison Kqiku, të cilët po vuajnë nga një zgjatje muskulare dhe rikthimi i tyre në aktivitet varet nga procesi i rikuperimit.

EkoHigjiena

Robert Rrahmani dhe Lorik Boshnjaku gjithashtu ndodhen në proces të rikuperimit nga lëndimet e fundit të cilat i kanë pësuar të natyrës së njejtë.

Lajm tejet pozitiv është rikthimi i Shqiprim Taipit, i cili është bashkuar me grupin për herë të parë që nga faza përgatitore në Bansko të Bullgarisë, me ç’rast edhe kishte pësuar lëndim.

Curri do të debutojë me Gjilanin javën e ardhshme, teksa të shtunën më 18 tetor do të jetë mysafir i Prishtinës së Re. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.