DYLON

Çun Lajçi: Ja si u rrëmbeva dhunshëm nga militantët e PDK-së, vetëm pse nderova Presidentin Rugova

Avatar photo Redaksia

Aktori i njohur i trevave shqiptare Çun Lajçi ka bërë një rrëfim tronditës. Ai kishte marrë pjesë në një tubim parazgjedhor ku po prezentonte edhe Presidenti Rugova me ç’rast Çuni i kishte vënë plisin në kokë Presidentit, por menjeher pas tubimit ai rrëfen se ishte marrur dhunshëm nga militantët e PDK-së dhe ishte “gjykuar” për ato që kishte bërë.

Ja postimi i plotë

EkoHigjiena

Ja dhurata ma e mirë e jetës sime të cilën ma dergoi Avi Rexhaj nga Amerika.
Ishin zgjedhjet e para pas luftës dhe mua me ftoj i ndjeri Xhemajl Mustafa që ti nderoja me nji recitim në sallën e sporteve 1Tetori në Prishtinë.Dola me monologun e plisit”Ta gjenë ty baca kokën që s’ta ka shoqin në Shkup as në Shkodër” dhe pa nji pa dy u afrova dhe ja bana me shnet dr.Ibrahim Rugovës e salla u ngrit në këmbë.U ngrit dhe Presidenti e njerëzit filluan ti digjnin këmishat nga gëzimi.
Ishte përjetimi im më i bukur dhe më i hidhur.Sepse të nesërmen me morën militantët e Hashimit dhunshem dhe me derguan në selinë e PDK që ta “paguaj gjynahin”që e kisha ba.E ke flliqur plisin me than,se ja ke vu n’krye shkaut!!!/BS/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.