Çun Lajçi emocionon me vargjet e reja: T’kemi nanë moj Shqipni

Çun Lajçi emocionon me vargjet e reja: T’kemi nanë moj Shqipni

Aktori njohur kosovar, Çun Lajçi njihet për vargjet e thurura qe na emocionon. Edhe së fundi aktori pejan ia ka kushtuar disa rreshta Shqipërisë amë që së fundi u prek nga një tërmet i fuqishem.

Më poshtë poezia e “T’kemi nanë moj Shqipni”

T’kemi nanë moj Shqipni

 

Rrehin zemrat n’tela t’sharkisë

gjëmon kanga

moj Shqipni mos thuej mbarova

por nuk asht Isa janë djemtë e ri

që edhe dekën ta përpijnë moj zojë e randë

moj zojë e mirë

se je nanë

edhe rrajtë t’i lidhin n’gurë

s’t’lanë m’u dridhë

djepa prap ke me përkundë

 

Njefsha t’mirën për ty Shqipni

që kurrë s’m’u lige

edhe kangën kurrë s’ma këpute

bane deka e kurrë nuk qave

çoje kryet ta puthi ballin zojë e randë

t’i marr dhimtë

 

e t’i vari n’sqep t’skyfterit

mbi flamur Lugut t’Fanit po zbret Kosova

rreptë si Isa do djem t’ri

me t’dhanë shpirt nër gërmadha

KOMENTE