• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Rrotull

Culture Trip: Shqipëria destinacion i përkryer

Elife Sherifi 7 Korrik, 2019 2 min
 Culture Trip: Shqipëria destinacion i përkryer

Energjia e Tiranës më motivon të eksploroj çdo gjë që ky qytet ka për të ofruar. Tirana është një qytet shumë i gjallë dhe modern, në mes të Shqipërisë, është shumë energjik dhe një qytet në zhvillim”, shprehet një prej blogerëve të huaj.

Me titullin “Nga natyra te aventurat e qytetit – Si Tirana ofron më të mirën e të dyjave”, Elisa Morton e faqes së specializuar për udhëtimet partner-britishairways.culturetrip.com, i ka kushtuar një shkrim potencialeve turistike të vendit tonë.

Ndërsa, Shqipërinë e konsiderojnë destinacion të përkryer, blogerët e udhëtimeve, të cilët organizojnë edhe udhëtime turistike e cilësojnë Tiranën, një parajsë duke filluar nga aventurat në natyrë dhe deri te atraksionet që ofron kryeqyteti.

”Tirana është një qytet shumë i gjallë, modern në mes të Shqipërisë, është shumë energjik dhe një qytet në zhvillim. Unë jam shofer off-road. Off-roading është aktiviteti im i preferuar”, thotë Ardi.

“Unë jam Lena dhe erdha në Tiranë pesë muaj më parë dhe jam një shqiptaro-amerikane dhe organizatore udhëtimesh. Shqipëria është ende një vend i virgjër. Ju mund të shkoni nga qyteti drejt natyrës në një kohë shumë të shkurtër duke ikur nga Tirana e qytetëruar në fshat, ku jetohet si 200 vjet më parë dhe kjo është diçka që ju nuk e shihni çdo ditë”, shprehet ajo.

“Unë shëtis me biçikletë nga asfalti i Tiranës në rrugët e gurta të fshatit. Mund të zhvillosh shumë aktivitete sportive pranë Tiranës dhe një mal për t’u ngjitur me biçikletë është një mënyrë vërtet e mirë për t’u zbuluar”, thotë ajo.

“Ngjitjet në male janë një mënyrë shumë e mirë për të shijuar botën. Shqipëria është destinacioni i përkryer për këdo që kërkon aventurën, të papriturat gjatë ecjes nëpër shtigje dhe ndoshta në një rrugë shumë  të vështirë. Më pëlqen ta sfidoj veten herë pas here. Tirana është një parajsë për këtë. Me të vërtetë që i ofron të gjitha”, shprehen ata.

Etiketa:Deti Shqipëria Tirana
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

Më 6 shkurt mbahet seminari për trajnerë 

4 Shkurt, 2023
Sport

Sot janë zhvilluar katër ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së

4 Shkurt, 2023
Nacionale

Qeveria miratoi 11 rregullore

4 Shkurt, 2023
Gjykatë/Prokurori

Gjykata vendos masën e paraburgimit të pandehurve, pasi që të njëjtit dyshohet

4 Shkurt, 2023
Lajme të ngjashme

Komisionet e ligjeve nga Kosova dhe Shqipëria miratuan planin e veprimit për agjendën e ardhshme të bashkëpunimit

21 Nëntor, 2022

Teatrot shqiptare nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me festival të përbashkët

14 Nëntor, 2022

Kosova dhe Shqipëria jetësojnë tre nisma në fushën e drejtësisë

11 Tetor, 2022

Presidentja Osmani takoi homologët e saj nga Shqipëria dhe Mali i Zi

12 Shtator, 2022

Rreth 100 të rinj nga Kosova dhe Shqipëria ishin pjesë e kampit rinor, RinCamp 2022 që u mbajt në Jalë

8 Shtator, 2022

Kthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike

15 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com