DYLON

Cuculi viziton Dritën, përshëndetet me skuadrën

Cuculi viziton Dritën, përshëndetet me skuadrën
Avatar photo Redaksia

Në stërvitjen e sotme për vizitë në klubin FC Drita ishte futbollisti i deritanishëm i kësaj skuadre, Ardian Cuculi.

“Ish-mbrojtësi ynë takoi drejtuesit e klubit, stafin teknik dhe bashkëlojtarët, me të cilët ndau fushën dhe arriti suksese për tri vite te Drita”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit bardh e kaltër.

EkoHigjiena

Cuculi i dëshiroi suksese klubit dhe futbollistëve në garat evropiane, për çka tha se beson në potencialin e tyre.

“Edhe FC Drita falënderon Cuculin për bashkëpunimin dhe kontributin, duke i dëshiruar suksese kudo që e vazhdon karrierën”, thuhet në njoftimin e klubit për këtë vizitë të ish lojtarit të tyre. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.