DYLON

Copëz dashurie

Copëz dashurie
Avatar photo Redaksia

Dita botërore e poezisë

Copëz dashurie

EkoHigjiena

Mbi filxhanin e kafes së pirë kishin mbetë buzët e tua
që në fund të saj rrjedhnin venat e vizatuara në gotën që kishte filluar
të thyhej e të derdhej mbi shpatullat e mia

Herë herë edhe pikat që kishin mbetur pa u ngjitur binin mbi këmbët e mia
e trupi e pinte atë dalë ngadalë mbi avullin që po fshihej

Copëzat e tua ngjiteshin mbi copëzat e mia
e të thërrisnin emrin tënd edhe pse filxhani kishte kohë që ishte thyer

mezi i mbaja puthjet e tua mbi shpatullat e mia…

Alisa Bekteshi

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.