DYLON

Çollaku: Qeveria përgatitet për të aplikuar për në KE

Avatar photo Redaksia

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka pritur sot në takim shefen e re të Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Isabelle Servoz Gallucci, të cilën e ka uruar për pozitën e re dhe e ka informuar për reformat që po bënë Kosova në drejtim të avancimit të agjendës evropiane.

Duke e falënderuar për bashkëpunimin dhe përkrahjen që Këshilli i Evropës i ka dhënë Kosovës në shumë fusha përfshirë edhe procesin e integrimit në BE, ministri Çollaku e ka njoftuar se Qeveria e Kosovës po bënë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

EkoHigjiena

Njëkohësisht e ka informuar edhe me ecurinë e dy prioriteteve të sivjetme përkitazi me agjendën evropiane që janë procesi i liberalizimit të vizave dhe nënshkrimi i MSA-së.

Miratimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ditë më parë në Kolegjin e Komisionerëve, ka thënë se i ka hapur rrugën nënshkrimit të kësaj marrëveshje së shpejti.

Sa i përket liberalizimit të vizave, ministri Çollaku, ka potencuar se institucionet e Kosovës janë duke punuar për të përmbushur kriteret e fundit teknike lidhur me këtë proces që do të pasohen me dërgimin e raportit përfundimtar në Bruksel gjatë këtij viti.

Kurse, shefja e Zyrës së Këshillit të Evropës, Isabelle Servoz Gallucci, ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar përkrahjen dhe bashkëpunimin konform prioriteteve të Qeverisë së Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.