DYLON

Çollaku: Liberalizimi i vizave duhet të ndodhë këtë vit

Avatar photo Redaksia

​Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka vlerësuar se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës duhet të ndodhë këtë vit. Ai ka thënë se askush më nuk ka asnjë arsyetim racional për ta vonuar këtë proces.

Pavarësisht rrethanave jo të mira në të cilat gjendet Bashkimi Evropian, Çollaku ka thënë, në një intervistë për “Epokën e re”, se BE-ja dhe shtetet anëtare duhet t’i japin fund izolimit të qytetarëve të Kosovës.

EkoHigjiena

Sipas tij, institucionet e Kosovës janë duke bërë gjithçka me lobimin e tyre për ta arritur këtë synim.

Çollaku ka mohuar mundësinë që ta lërë postin e ministrit për të kaluar në kabinetin e presidentit Hashim Thaçi, duke bërë me dije se aktualisht është i fokusuar në përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.