Çokollata është e shëndetshme, jo vetëm ajo e zezë por edhe ajo me qumësht, pasi stimulon inteligjencën dhe duhet konsumuar së paku një herë në javë. Është kjo ajo që është zbuluar nga një studim i Georgie Crichton i University of South Australia, i publikuar në revistën “Appetite”.
Çokollata sidomos ajo e zezë është e pasur me antioksidantë të familjes së flavonoidëve, e cila ka një sërë dobish për shëndetin, sidomos për problemet kardiovaskulare.
Studiuesit donin të shikonin nëse kishte efekte afatgjatë në aktivitetin cerebral konsumi i rregullt i çokollatës.
Studiuesit australianë, monitoruan rolin e konsumit të çokollatës tek 968 persona nga 23- 89 vjeç në harkun e 30 viteve, lidhur me shpeshtinë e konsumit të çokollatës.
Pjesëmarrësit në studim ju nënshtruan një sërë testesh lidhur me memorien, shikimin, punën etj. U zbulua se një konsum i përjavshëm i çokollatës shoqërohej me memorie më të mirë dhe funksionim më të mirë të trurit. Ky efekt shikohet me të gjitha llojet e çokollatave, jo vetëm me atë të zezë.