DYLON

Çokollata e zezë përmirëson shëndetin e zemrës

Avatar photo Redaksia

Një lajm i mirë për adhuruesit e çokollatës. Sipas shkenctarëve, çokollata e zezë ndihmon shumë në përmirësimin e shëndetit të zemrës dhe ndikon në shmangjen e sëmundjes së arteriosklerozës, duke i bërë arteriet më elastike.

Ngurtësimi arterial dhe rruzat e bardha të gjakut, janë dy faktorë që luajnë një rol të veçantë në krijimin e sëmundjes së arteriosklerozës.

EkoHigjiena

“Ne ofrojmë një pamje më të plotë të ndikimit të konsumit të çokollatës në shëndetin e enëve të gjakut dhe tregojmë se rritja e përmbajtjes së flavanolit në çokollatë nuk ka ndonjë efekt të dëmshëm për shëndetin e enëve të gjakut”, tha Diederik Esser nga Instituti Food Top në Holandë.

“Por, rritja e përmbajtjes së flavanolit që gjendet në çokollatë, i jep një shije më të mirë dhe në këtë mënyrë dëshira për të ngrënë këtë çokollatë shtohet. Pra, çokollata është shumë e shëndetshme.”.

Esser dhe kolegët e tij kishin analizuar 44 njerëz të moshës mesatare, ku gjatë periudhës së jetës së tyre ata kishin konsumuar 70 gram çokollatë në ditë.

Pjesëmarrësit e studimit, pas analizave që u ishin bërë, kishin rezultuar se kishin një shëndet shumë më të mirë të zemrës apo enëve të gjakut, se sa ata që nuk kishin konsumuar.

Shkenctarët janë duke i studiuar edhe llojet e tjera të çokollatave, për të zbuluar efektin e tyre të mirë apo të dëmshëm.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.