DYLON

CNN për ndërkombëtarizimin e futbollit kosovar

Avatar photo Redaksia

​Rrjeti i njohur televiziv amerikan i lajmeve, CNN në një raport promovues të Botërorit 2014 në Brazil që do të hapet më 12 qershor, i ka kushtuar një hapësirë të konsiderueshme futbollit të Kosovës dhe orvatjeve të kosovarëve për të depërtuar në futbollin evropian dhe botëror.

Raporti i CNN-it ofron një përmbledhje gjithëpërfshirëse të përpjekjeve të popullit të Kosovës përgjatë viteve për t’u bërë pjesë e futbollit ndërkombëtar dhe njëherit “gjësë dytësore më të rëndësishme në tërë rruzullin tokësor”.

EkoHigjiena

Në raport përshkruhen vuajtjet e futbollit kosovar gjatë regjimit shtypës të Serbisë së Millosheviqit, dhe që kosovarët edhe atëbotë u dolën ballë të gjitha sfidave duke organizuar ligën e tyre paralele.

CNN shfaq kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke e pranuar fanellën me emrin e tij të Përfaqësueses së Kosovës në prag të ndeshjes së parë historike ndërkombëtare të Kosovës ndaj Haitit të zhvilluar në stadiumin olimpik “Adem Jashari”, më 5 mars të këtij viti, në Mitrovicë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.