DYLON

Çmimin ua dedikoi familjes së Nuhi Berishës

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Pas publikimit të fituesve të çmimeve të konkursit letrar të flakës së janarit, çmimi në prozë, vendi i dytë, doli të jetë i shkrimtares Lindita Doda nga Burreli, Shqipëri. Pas konfirmimit, krijuesja Lindita Doda, këtë çmim ia dedikoi familjes se Nuhi Berishës.

Në Përvjetorin e gjashtë të Pavarësisë së Kosovës, ajo ia dorëzoi zyrtarisht çmimin në vlerë 100 euro, e që në emër të familjes e pranoi babai i Nuhiut, Baca Rexhë.

EkoHigjiena

I nderuar nga ky veprim simbolik, Baca Rexhë, falënderoi nga zemra krijuesen Lindita Doda duke i uruar asaj suksese në krijimtari, me një dëshirë që në një të ardhme të janë të bashkuar gjitha trojet shqiptare.

Ndërsa Lindita Doda tha se u ndie e privilegjuar të jap çmimin një familje të respektuar që dha djalin e saj për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

“Figura të tilla si Nuhiu janë frymëzim për ne jo vetëm për të shkruar por për të punuar më shumë në ndërtimin e shtetit edhe andej dhe këtej kufirit. Gëzuar ditëlindjen e 6-të të shtetit të Kosovës Baca Rexhe”, uroi ajo.

Lindita Doda ishte e shoqëruar nga deputeti .Ahmet Isufi dhe nga organizatori i  pjesës letrare të  “Flakës së Janarit” Sabit Rrustemi. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.