DYLON

Çmimin “Pena e Flakës” e fitoi Mimoza Erebara nga Tirana

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Me Orën e madhe letrare dhe shpalljen e rezultateve të konkursit letrar shërbyes, të premten në Gjilan është përmbyllur “Pena e Flakës” si pjesë e manifestimit “Flaka e Janarit”, që këtu mbahet në nderim të dëshmorëve të kombit.

Në orën e madhe letrare, me poezitë e tyre të pabotuara më parë, janë prezantuar mbi 50 krijues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe diaspora. Veçmas ka qenë i madh kësaj here numri i poetëve nga Shqipëria, të cilët e kanë begatuar orën letrare.

EkoHigjiena

Juria në përbërje Nehat Sopaj, Ana Kove dhe Linditë Ramushi, çmimin e Orës letrare “Pena e Flakës” ia ndau poetes nga Tirana, Mimoza Erebara, për poezinë “Uni im në vetën e tretë”.

Ndërkohë, edhe juria e konkursit shpërblyes, në përbërje Musa Ramadani, Zejnepe Alili-Rexhepi e Nexhat Rexha i ka komunikuar vendimin e saj për punimet e shpërblyera në poezi dhe prozë.

Zejnepe Alili-Rexhepi tha se konkursit i kanë arritur 276 punime, në të dy gjinitë. Juria ka ndarë këto çmime në poezi: Vendi i parë – poezia me titull “Mbrëmje pavarësie” (pa shifër), vendin e dytë e ndanë poezitë “Hiri” (pa shifër) dhe “Vjeshta e një gruaje” (shifra: 2463), vendi i tretë – “Një femër” (shifra: 13).

Edhe në prozë, juria ka ndarë tri çmime: Vendi i parë – “Shkrimi” (shifra: Liria për ty), vendi i dytë u nda për dy tregime  – Vdekja banale (shifra: Miku i vjetër) dhe “Përballë jetës” (shifra: Hylli), vendi i tretë – “Kalorësi i pestë”) shifra: Sigmund frend).

Punimet e shpërblyera duhet të deshifrohen me kopjen e katërt para jurisë vlerësuese.

Në përputhje me rregullat e konkursit, juria ka përzgjedhur edhe një numër të punimeve në poezi e prozë, të cilat do t`i propozohen për botim revistës “Agmia”. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.