DYLON

Çmimi “Regjisori i Vitit” i ndahet Erson Zymberit

Çmimi “Regjisori i Vitit” i ndahet Erson Zymberit
Avatar photo Redaksia

Regjisori i njohur i teatrit, Erson Zymberi, është fitues i çmimit “Regjisori i Vitit” në kuadër të Çmimeve për më të Mirët e Vitit – 2025, të ndara nga Komuna e Gjilanit, për realizimin regjisorial të shfaqjes “Djali”.

Sipas vlerësimit të komisionit përzgjedhës, kjo regji është dalluar për thellësinë artistike, ndjeshmërinë në trajtimin e marrëdhënieve familjare dhe për një drejtim të saktë e intensiv të aktorëve, duke ndërtuar një gjuhë skenike bashkëkohore dhe koherente.

EkoHigjiena

Shfaqja “Djali” është vlerësuar si një përvojë e fuqishme teatrale, ku ndërthurja mes tekstit, skenografisë dhe ritmit dramatik krijon një komunikim të drejtpërdrejtë dhe emocional me publikun.

Ky çmim përforcon edhe një herë rolin e Erson Zymberit si një nga zërat më të rëndësishëm të regjisurës bashkëkohore dhe si një kontribuues të vazhdueshëm në zhvillimin e jetës kulturore të Gjilanit dhe të skenës teatrore në Kosovë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.