DYLON

Çmimi “Diaspora 2014” për Fehmi dhe Sara Fetahun

Avatar photo Redaksia

Pas Michelin Calmy Rey, Xherdan Shaqirit dhe Ueli Leuenberger, me këtë çmim nderohen afaristët Fehmi dhe Sara Fetahu

Duke vazhduar traditën e re të çmimit “Diaspora”, këtë vit ai do t`i ndahet çiftit të afaristëve, Fehmi dhe Sarah Fetahu nga Altbüron-i i Lucernit.

EkoHigjiena

Ky çmim i cili fituesve të tij u dorëzohet më 10 maj, ka filluar të ndahet në vitin 2011. Fituesit e tij të deritashëm kanë qenë: ish presidentja e Zvicrës Micheline Calmy Rey, (2011), futbollisti Xherdan Shaqiri (2012) dhe deputeti nacional e veprimtari i njohur zviceran Ueli Leuenberger (2013.

“Duke u përcaktuar për çiftin Fetahu, është pasur parasysh plotësimi i spektrit të ftuesve të deritashëm edhe me sferën e biznesit gjegjësisht ekonomisë. Deri tash i kemi pasur dy politikanë dhe një futbollist të shquar, tash i kemi edhe dy njerëz të njohur nga ekonomia. Por, më shumë se kaq, ata janë njëherësh edhe sinonim i integrimit të shqiptarëve në Zvicër”, shprehet ambasadori i Kosovës në Bernë, Naim Malaj, bartës i aktivitetit të ndarjes së çmimit “Diaspora” shkruan albinfo.ch.

Sipas tij, këtë herë çmimi ndahet në vendin ku çifti Fetahu ka arritur atë për çka është bërë i njohur: në selinë e ndërmarrjes që është ngritur dhe udhëhiqet prej tyre “Fetaxid”, në Altbüron.

Pos ambasadorit dhe stafit tjetër diplomatik, në solemnitetin e ndarjes së çmimit do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, kryetari i Odës Ekonomike Zvicër-Kosovë Stefan Sarkany etj.

Për të ftuarit do të këndojë edhe këngëtarja e njohur shqiptare-zvicerane e xhazit, Elina Duni.

Pos për afarizmin e tyre të suksesshëm të zhvilluar në Zvicër dhe në Kosovë Fehmiu dhe Sara janë të njohur edhe për humanizmin e tyre të treguar në vepër. Siç është e njohur tashmë nga opinioni, ata në shumë aksione humanitare në Kosovë kanë marrë pjesë aktive duke dhënë me zemërgjerësi donacionet e tyre.

Prej disa vitesh në komunën e Gjilanit vepron kompleksi turistik rekreativ “Vali Ranch”, që është investim i çiftit Fetahu. Ky kompleks është bërë një tregues për shfrytëzimin e suksesshëm të resurseve turistike dhe ngritjen e vlerës së një regjioni.

Autore e veprës skulpturale të çmimit të Diasporës është arkitektja nga Berna, Shpëtime Kamberi.

http://www.albinfo.ch/sq/integrimi/mimi-diaspora-2014-p-r-fehmi-dhe-sara-fetahin