DYLON

Çmimet rriten çdo ditë – qytetari po vidhet në heshtje!

Çmimet rriten çdo ditë – qytetari po vidhet në heshtje!
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Arlind Vokshi

Në çdo cep të tregut, çdo ditë, po ndodh një rritje e çmimeve që askush nuk po e shpjegon. Produktet bazë janë shtrenjtuar në mënyrë të paarsyeshme, ndërsa institucionet duket sikur vetëm vëzhgojnë nga larg, duke heshtur para një krize që po godet direkt xhepin e qytetarit.

EkoHigjiena

Paralajmërimet për rritjen e çmimit të bukës janë alarm serioz. Si është e mundur që në qendra tregtare buka shitet më lirë se në furra? Dhe më keq – si ka mundësi që shumë furra nuk përdorin fare arkë fiskale? A nuk është ky shkelje e drejtpërdrejtë e ligjit?

Pse nuk zbatohet ligji njësoj për të gjithë?

Pse qytetari i zakonshëm duhet të paguajë çdo taksë dhe gjobë në kohë, ndërsa bizneset që abuzojnë me çmime dhe ligje nuk preken? Ky është keqpërdorim i rregulloreve të çmimeve dhe dështim i mekanizmave të kontrollit.

Qytetari nuk po jeton – po varfërohet e po mashtrohet çdo ditë.

Është koha për inspektim real, transparencë dhe ndëshkim për abuzuesit. Përndryshe, çdo paralajmërim për “stabilitet ekonomik” është vetëm një mashtrim tjetër mbi supet e një populli që po lodhet gjithnjë e më shumë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.