Çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për sot
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet tavan për derivatet e naftës për ditën e sotme.
Bazuar në vendimin e MINITI-t, për çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, për sot, çmimi i naftës (dizel) 1.68 euro për litër, derisa benzina për 1.49 euro për litër dhe gasi 0.82 euro për litër.
Ministria ka bërë të ditur gjithashtu se qytetarët mund të paraqesin ankesat e tyre përmes adresës elektronike për mbrojtjen e konsumatorit ose përmes numrit të telefonit të publikuar për këtë qëllim. /2LONLINE/
