DYLON

Cliff: Radikalizmi çon te sulmet terroriste

Avatar photo Redaksia

Një çështje që në Kosovë duhet të diskutohet, sipas ambasadorit britanik, është shqetësimi i njerëzve për rritjen e grupeve radikale islame në vend.

Në pjesën e dytë të intervistës për gazetën ‘Zëri’, Jan Cliff, ambasador i Britanisë në Kosovë, ka folur për problemet më të mëdha me të cilat përballet vendi, si mosnjohja nga 5 vendet anëtare të BE-së, duke e ditur se kjo komplikon procesin e integrimit të Kosovës. Një çështje tjetër që në Kosovë duhet të diskutohet, sipas tij, është shqetësimi i njerëzve për rritjen e grupeve radikale islame në vend.

EkoHigjiena

“Është një çështje që meriton të diskutohet dhe mendoj se ndryshimet që kam vërejtur në Kosovë që nga ardhja ime më 20 mars 2011 është se askush nuk ishte duke folur shumë në lidhje me këtë, sepse e dini se myslimanët dhe katolikët luftuan së bashku në UÇK, etj, kurse tani të gjithë flasin. Unë vij nga vendi ku kemi pasur shumë probleme serioze dhe shumë lloje të ndjenjave të radikalizmit fetar, padyshim islami radikal ka çuar në akte terrorizmi dhe gjithashtu kemi pasur probleme shumë serioze me format më ekstreme të krishterimit. Mendoj se gjëja e përbashkët është se njerëzit e shohin islamin që ekzistonte në Kosovë historikisht si një formë tolerante e islamit, unë mendoj se është mëkat i madh nëse nuk mbetet ashtu” ,ka thënë Cliff.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.