Problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohet Kosova është sundimi i ligjit dhe problemet ekonomike të cilat po e vështirësojnë jetën e qytetarëve. Kështu ka vlerësuar ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff në një intervistë për revistën “IP Magazinë”.
Ai e konsideron dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit, si një hap tejet të rëndësishëm drejt normalizimit të mardhënieve në mes të të dyja shteteve. Kurse për sa i takon integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, ambasadori Cliff thotë se duhet të përmbushen shumë obligime drejt rrugës për në BE.