Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff në një intervistë për gazetën “Kosova Sot”, të numrit festiv ka thënë se kryetarët e zgjedhur të 9 komunave serb do t’i zbatojnë marrëveshjet për gjykatat.
“Mendoj se pika që ka nxjerrë barnoresha Ashton para ministrave në Bruksel ka qenë se Serbia e ka pranuar konceptin e një gjykate bazike në Mitrovicën e veriut” duke mbuluar 7 bashki, 4 prej tyre në veri të Mitrovicës. Por. Kur të shkohet përtej kësaj, ka një marrëveshje se si degët duhet të funksionojnë dhe këtu ka shumë punë që të bëhen në këtë drejtim”, ka thënë ambasadori britanik duke folur për gjykatat e Kosovës.
Ai ka shtuar se “ne shpresojmë shumë se do të ketë një marrëveshje për Gjyqësorin para fillimit të negociatave me Serbinë më 21 janar”.
Cliff po ashtu ka thënë se Serbia gjatë këtyre negociatave nuk është kushtëzuar me njohjen e Kosovës, kur është pyetur nga gazetari për këtë gjë.
“Mund të them se jo, pra përgjigja e saktë është jo. Përfundimet e KE-së janë, para se gjithash, se Serbia angazhohet në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën gjatë periudhave të negociatave dhe në fund ky normalizim duhet të jetë i vendosur edhe më një marrëveshje të saktësuar ligjore”.
Për kryetarët e sapozgjedhur të komunave serbe, Cliff ka thënë se ata nuk mund ta bllokojnë strukturën kushtetuese të Kosovës. “Është e rëndësishme që asnjëri të mos mendojë që këto shoqata mund të bëhen një lloj shtetit brenda shtetit. Pra nuk është kjo dhe të gjitha krahasimet për të cilat kam thënë më përpara me Republikën Srpska janë ato që nuk janë të vërteta, sepse ato derivojnë nga pushteti i etniteteve në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe ato nuk kanë kapacitet që ta bllokojnë strukturat kushtetuese të Kosovës”, ka thënë Cliff.