DYLON

Çka të hani gjatë ditëve të ftohta

Avatar photo Redaksia

Po vjen dimri, buzët fillojnë t’u plasariten, ndieni lodhje dhe dhimbje në kyçe? Shkak mund të jetë mungesa e materieve të rëndësishme ushqyese, të cilat mund t’i kompensoni me shujtën e radhës. Çfarë duhet të hani për shëndetin e eshtrave, flokëve, zemrës ose trurit?

Për sytë: Nëse i hani vezët mos e hidhni të verdhën e tyre. Sepse përmban antioksidantët luteinë dhe zeaksantinë dhe karotenoidet që luftojnë kundër kataraktit, si dhe degjenerimit makular, shkakut kryesor të verbërimit. Dhe mos u shqetësoni, në Universitetin Massachusetts kanë konkluduar që nëse mesatarisht hani një të verdhë të vezës në ditë, niveli i kolesterinës nuk do të rritet. Dhe zgjidhni ushqimin e pasur me beta-karoten, i cili përmban shtresën mbrojtëse e cila mbulon kornean.

EkoHigjiena

Për trurin: Peshku i kaltër nga detet e ftohta është burim i madh i acideve yndyrore Omega-3 DHA dhe EPA, të cilat mund të përmirësojnë funksionet e trurit dhe të lehtësojnë depresionin, tha dr. Elizabeth Somer, autore e librit, “Age-Proof Your Body”. Acidet yndyrore Omega-3 parandalojnë inflamacionet në tru dhe rregullojnë neurotransmetuesit. Edhe lakra e gjelbër është shumë e dobishme. Studimi i publikuar në revistën “Neurology” tregon që të paktën dy shujta perimesh në ditë, veçanërisht perimet me gjethe të gjelbra, si lakra, ngadalësojnë rënien kognitve për 40 për qind.

Për flokët: Nëse dëshironi flokë të fortë dhe me shkëlqim, hani djathë të freskët me yndyra të reduktuar sepse është i pasur me proteina, 14 gramë në një gjysmë filxhani. Shijoni edhe farat e kungullit sepse përmbajnë zink, thotë dr. Francesca Fusco, profesoreshë e dermatologjisë klinike në “Mount Sinai Medical Center” në Nju-Jork.

Për buzët: Hani arra dhe do të keni buzë të lagura dhe të bukura. Trupi vazhdimisht duhet t’i zëvendësojë qelizat e vjetra të lëkurës me të reja. Acidet yndyrore ndihmojnë në rregullimin e këtij procesi.

Për zemrën: Shpargu këtu është shumë i dobishëm. Hulumtuesit italianë kanë zbuluar që vitamina B, respektivisht acidi folik redukton homocisteinën, aminoacidin për të cilin besohet që çon deri te inflamacionet, çka mund të rrisë rrezikun nga sëmundjet e zemrës. Përveç kësaj, shpargu ofron edhe sasi solide të folateve dhe materie ushqyese tjera të dobishme për zemrën, si kaliumi. Pini edhe lëngun e zi të rrushit. Sipas të dhënave që vijnë nga Universiteti “Glasgow”, lëngu i zi i rrushit është i pasur me fenole, antioksidantët e fortë që zhdukin radikalet e lira të dëmshme për zemër.

Për eshtrat: Hani më shpesh nga pak çokollatë të ithët sepse është e pasur me magnez, dhe ka rëndësi vitale për shëndetin e eshtrave. Magnezi krijon rrjetin e kristaltë, i cili ua jep strukturën eshtrave. Prandaj, nuk çudit që konsumimi i magnezit është i lidhur me dendësinë më të madhe minerale të eshtrave. Kënaquni edhe me ushqimin e pasur me kalcium.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.