Çka po ndodhë me Shoqatën e Veteranëve të futbollit?!
/2L ONLINE/ – Tani e një kohë të gjatë në Shoqatën e Veteranëve të futbollit të Gjilanit, mbretëron një ndasi e madhe në mesin e tyre dhe një papërgjegjësi ndaj kësaj shoqate futbollistike.
Është tentuar disa herë që të mbahet një Kuvend themelues por ka dështuar duke u bojkotuar nga shumë anëtarë të veteranëve të futbollit me të vetmen arsye se ky bënë të jetë kryetarë dhe ai tjetri nuk bënë duke shkaktuar dëme të madh aktivitetit sportiv të kësaj shoqate futbollistike.
Edhe pse ishte paralajmëruar mbajtja e një kuvendi themelues për javë të tëra dhe ishte nënshkruar nga 75 ish futbollistë të gjeneratave të ndryshme ky Kuvend arriti të tuboj vetëm 32 ishë futbollist duke dështuar për shkak forumit të pamjaftueshëm të ishë futbollistëve.
Në një atmosferë të zymtë ish-futbollisti Maksut Maksuti theksoi se ky kuvend është dashur të mbahet në muajin shkurt, por për shkak neglizhencës dhe grupacioneve dhe tendencave të disa ishë futbollistëve nuk është mbajtur dhe kjo dëshmon se ende jemi shumë larg demokracisë dhe tolerancës ndaj njëri tjetrit Maksuti i pa kënaqur nga një neglizhencë e tillë ka dhënë dorëheqje nga kjo shoqatë futbollistike.
Një dorëheqje të tillë e ka bërë edhe ish futbollisti njëherit dhe ish kryetari i kësaj shoqate Ramadan Ahmeti duke thënë se kjo nuk na qon në dobi të futbollit dhe shoqërisë që kemi pasur me vite të tëra.
Ish-futbollisti Bashkim Ilazi në fjalën e tij theksoi se ne nuk jemi parti politike, por shoqatë sportive rekreative dhe duhet të jemi shumë transparent ndaj njëri tjetrit dhe të japim argumentet në dobi të futbollit.
Ismajl Rashiti theksoi se duhet të kemi gjuhë të përbashkët për të mirën e futbollit sepse ne jemi shokë jemi sportist dhe kjo çështje duhet të zgjidhet në mënyrë transparente.
Njeri ndër folësit e këtij takimi ishte edhe Fadil Bllaca i cili tha se ka tentuar në mënyra të ndryshme të arrijmë gjerë tek një marrëveshje, por kjo asnjëherë nuk është arritur dhe kjo është për çdo kritik.
Kryesuesi i këtij takimi të jashtëzakonshëm Xhelal Jetishi në mungesë të forumit nga ish futbollistët dhe thyerjes së rregullores së kësaj shoqate futbollistike premtoi se me 25 maj duke filluar në ora 19:00 do të bën përpjekje që të informon të gjithë veteranët e futbollit të qytetit të Gjilanit dhe çdo gjë të përfundon në dobi të shoqatës dhe vetë futbollit Gjilanas. /2L ONLINE/
