DYLON

Çka po ndodh me AAK-në?

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Po vazhdon trendi i largimeve nga dega e AAK-së në Kamenicë. Në kohën kur AAK do të duhet të dilte me emrat e drejtorëve komunalë për të bashkëqeverisur me PDK-në dhe AKR-në, kjo parti po rrënohet si pasojë e braktisjes nga asambeistët e vet. Pas Satmifer Kryeziut dhe Hazbije Myrtajt, është Arlinda Ismajli-Morina, që ia kthen shpinën AAK-së.

Çka në të vërtetë fakt po i ndodh kësaj partie? Hyri në asamble si partia e tretë me katër asambleistë, tash është barazuar me  VV-në dhe Partinë e Drejtësisë. Deri më tash nuk ka pasur një zë zyrtar të jetë prononcuar rreth shkaqeve të këtyre largimeve, transmeton RadioPremiera.

EkoHigjiena

Lajmin për largimin e Arlinda Ismajli-Morina e ka konfirmuar dega e PDK-së.

“Kalimi i Morinës nga AAK në PDK është vullnet i lirë i saj për të qenë pjesë e strukturave të PDK-së. Ne si degë mirëpresim deputeten Ismajli – Morina dhe i sigurojmë hapsirë dhe bashkëpunim me grupin tonë të delegatëve në Asamblenë Komunale”, thuhet në një njoftim të degës së PDK-së në Kamenicë.

Përbërja aktuale e Kuvendit Komunal:

PDK – 9 Delegatë
LDK – 8 Delegatë
AKR – 5 Delegatë
GIZ – 2 Delegatë
AAK – 1 Delegat
PD – 1 Delegat
VV – 1 Delegat

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.