(2LONLINE) – Po vazhdon trendi i largimeve nga dega e AAK-së në Kamenicë. Në kohën kur AAK do të duhet të dilte me emrat e drejtorëve komunalë për të bashkëqeverisur me PDK-në dhe AKR-në, kjo parti po rrënohet si pasojë e braktisjes nga asambeistët e vet. Pas Satmifer Kryeziut dhe Hazbije Myrtajt, është Arlinda Ismajli-Morina, që ia kthen shpinën AAK-së.
Çka në të vërtetë fakt po i ndodh kësaj partie? Hyri në asamble si partia e tretë me katër asambleistë, tash është barazuar me VV-në dhe Partinë e Drejtësisë. Deri më tash nuk ka pasur një zë zyrtar të jetë prononcuar rreth shkaqeve të këtyre largimeve, transmeton RadioPremiera.
Lajmin për largimin e Arlinda Ismajli-Morina e ka konfirmuar dega e PDK-së.
“Kalimi i Morinës nga AAK në PDK është vullnet i lirë i saj për të qenë pjesë e strukturave të PDK-së. Ne si degë mirëpresim deputeten Ismajli – Morina dhe i sigurojmë hapsirë dhe bashkëpunim me grupin tonë të delegatëve në Asamblenë Komunale”, thuhet në një njoftim të degës së PDK-së në Kamenicë.
Përbërja aktuale e Kuvendit Komunal:
PDK – 9 Delegatë
LDK – 8 Delegatë
AKR – 5 Delegatë
GIZ – 2 Delegatë
AAK – 1 Delegat
PD – 1 Delegat
VV – 1 Delegat